Shqipëria ka marrë dy fitore në dy ndeshjet miqësore të muajit qershor dhe tanimë kanë udhëtuar drejt Gjermanisë për t’i vazhduar përgatitjet për kampionatin evropian “Euro 2024”.
Kuqezinjtë ndodhen në një grup tejet të vështirë, pasi kanë punë me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë në Grupin B.
Pas fitores ndaj Azerbajxhanit, mesfushori shqiptar Kristjan Asllani ka folur për mediumin italian SportMediaset, duke thënë se do të befasojnë në Gjermani.
“Jemi në një grup të fortë dhe nuk na llogaritin, por ne kemi arritur këtu me meritë, duke djersitur shumë. Po punojmë shumë për të bërë të tjera surpriza, duke nisur nga ndeshja me Italinë, të cilën mezi e pres”.