Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe, ka deklaruar se i mungon spontaniteti i jetës normale, pasi është rritur si një superyll, teksa ka treguar se çfarë do të bënte në 48 orë liri të plotë.
Mbappe ka pohuar se ka pasur probleme me përshtatjen me famën e tij në Francë vitet e fundit dhe pretendon se nuk do të donte asgjë më shumë se të zhdukej në sfondin e jetës publike në kryeqytetin francez.
Duke folur për të Envoye Special, ai tha: “Shkuarja për të blerë bukë në furrë? Dp të paguaja shumë për të bërë këso lloj gjërash, që janë të thjeshta për shumë nga njerëzit”.
« J’ai perdu la spontanéité. »
— Elise Lucet (@EliseLucet) January 5, 2024
⚽️ De Paris jusqu’au Cameroun, @KMbappe se confie dans #EnvoyéSpécial. Ses engagements associatifs, son quotidien, ses projets mais aussi… ce qui lui manque le plus.
Une interview exceptionnelle à découvrir le 18 janvier prochain! pic.twitter.com/mFiM8ODPia
Ai shtoi: “Kam humbur spontanitetin, spontanitetin e të qenit njeri”.
I pyetur se çfarë do të bënte nëse do të bëhej i padukshëm për 48 orë, Mbappe u përgjigj: “Do t’i kaloja dy ditët jashtë, kjo është e sigurt! Mund ta them pa u menduar. Shkoni të hani qetësisht në një bar, dilni, dilni me miqtë, festoni qetësisht, pa ardhur njeri të më shohë. Të nesërmen në mëngjes, një paradrekë e këndshme nën diell në një tarracë, ja çfarë. Gjëra të thjeshta në jetë.”
Mbappe është në qendër të thashethemeve, duke qenë se kontrata e tij skadon në verë. Ai ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, me Real Madridin që i ka vendosur një afat kohor për të vendosur se a do të transferohet të Mbretërit në verë, apo jo.