
Deputeti demokrat Arbi Agalliu i është përgjigjur aktivistes Evi Kokalarit, e cila deklaroi nga Kuvendi Kombëtar i PD-së se demokratët duhet të bëjnë durim derisa të largohet administrate e Joe Biden.
Përmes një postimi në Facebook Agalloiu shkruan se kjo sjelljes është e papranueshme, duke shtuar se SHBA-të janë simbol i demokracisë.
“Si mund të thuash që President Joe Biden ka uzurpuar Shtëpin e Bardhë??? Si mund të thuash që duroni sa të ik Administrata e Presidentit Biden???Diskutim si në 1945 ku shqiptarët pritën për 45 vite.E pa pranueshme kjo sjellje dhe ky diskutim si në diktaturë ku sulmohej Presidenti i SHBA.SHBA janë simbol i demokracisë pavarsishtë se cili është president, sepse ai zgjidhjet me votë të lirë e të ndershme”, shkruan Agalliu.