“Do të jem zëri i grave dhe të rinjve”, “Trump e tha qartë, veç dy gjini…” – 42 i ARK-së tregon pse duhet ta votoni – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    “Do të jem zëri i grave dhe të rinjve”, “Trump e tha qartë, veç dy gjini…” – 42 i ARK-së tregon pse duhet ta votoni

    Insajderi
    07 February 2025 - 19:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidatja për deputete nga radhët e Koalicionit për Familje, Myzejene Selmani, në intervistë për Insajderin ka ndarë detaje nga shkollimi dhe rrugëtimi i saj politik.

    Ajo ka kujtuar takimin me presidentin amerikan Bill Clinton gjatë kohës së luftës, kur ishte refugjate në Gjermani.

    Sipas saj, Clinton u kishte dhënë kurajë për t’u kthyer në Kosovë dhe për të kontribuar në ndërtimin e vendit.

    “Unë jam kthyer me trupat e NATO-s në Kosovë, kur ato hynë këtu,” tha Selmani, duke përshkruar emocionet që përjetoi kur pa Prishtinën e boshatisur.

    Gjatë intervistës, ajo foli edhe për përfshirjen e saj në politikë, duke përmendur momentin kur Behgjet Pacolli i bëri ofertën për t’u bashkuar me partinë e tij, si dhe për nënshkrimin e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

    Selmani, e cila ka mbajtur pozita të rëndësishme në institucione shtetërore, kërkon sërish votën e qytetarëve për të përfaqësuar ata në Kuvend.

    “E gjithë seanca ime do të fokusohet në zhvillimin ekonomik dhe sektorin e energjisë, duke marrë parasysh se jam magjistre në këtë fushë. Gjithashtu, do të jem përkrahëse e madhe e kërkesave të grave dhe të rinjve në Kosovë,” tha 42-shi i AKR-së.

    Për më shumë, ndiqni intervistën e plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark