Ebrahim Azizi, kreu i Komitetit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të Parlamentit iranian, tha në televizionin shtetëror iranian se kjo ishte vala e parë e sulmeve të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike.
Ai tha se “qendrat dhe objektet ushtarake izraelite ishin objektivat tona, por sulmet mund të kishin çuar në goditjen e civilëve gjithashtu për shkak të llogaritjeve të gabuara”, raporton BBC, përcjell Insajderi.
Azizi thotë se nëse Izraeli “gabon sërish”, do të ketë një valë të dytë e cila do të jetë “madje edhe më shkatërruese”.
Ai shton se sipas vlerësimeve të Iranit, Izraeli “nuk mund të hakmerret” ndaj sulmit të Iranit sonte. /Insajderi.org/