Do të kryente operacion në hundë, vdes pas anestezisë 22-vjeçarja në Romë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Do të kryente operacion në hundë, vdes pas anestezisë 22-vjeçarja në Romë

    Insajderi
    12 November 2024 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vajzë 22-vjeçare italiane ka humbur jetën gjatë një operacioni në hundë.

    Sipas mediave italiane Margaret Spada nga provinca e Sirakuzës, vdiq para operacionit menjëherë pas dhënies së anestezisë lokale të kryer në një qendër mjekësore estetike në Romë. Avokati i familjes së vajzës sqaroi se autopsia do të zbardhë shkaqet e vdekjes.

    Nxitimi për në spital për t’i shpëtuar jetën Margaret Spada-s nuk pati dobi, ndërsa po vijojnë hetimet nga policia gjyqësore për të zbardhur se çfarë ka ndodhur brenda në klinikë. Policia e NAS ka sekuestruar dokumente dhe barnat. Autopsia e urdhëruar nga prokuroria do të jetë vendimtare për të kuptuar shkaqet e vdekjes së 22-vjeçares. Prokuroria ka nisur edhe hetimet nën dyshimin për vrasje nga pakujdesia.

    “Familja e Margaret Spadës është mbyllur në një heshtje të thellë. Në këtë moment dhimbjeje ata ruajnë konfidencialitetin maksimal.

    Autopsia do të zbardhë shkaqet që shkaktuan vdekjen e të resë”, tha avokati i familjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark