×
  • Lajme
  • Lajme

    “Do të marrë një plumb në kokë”, Agjencia serbe pretendon se u kërcënua nga Trim Bardhi

    Insajderi
    01 October 2024 - 17:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” gjatë ditës së sotme ka pretenduar se ka pranuar një email kërcënues të nënshkruar me emrin “Trim Bardhi”.

    Në atë email, “Tanjug” pretendon se shkruan: “Po e shohim kohës së fundit se makineria juaj propaganduese, shoviniste e luftënxitëse e quajtur ‘Tanjug’ është bërë vazhdimisht e më agresive, duke përdorur emrin shovinist ‘AP KiM’ për Republikën e Kosovës, në shërbim të diktatorit dhe luftënxitësit Alleksandar Vuçiq. Vetëm ta dini se po i ndjekim gënjeshtrat që ju shpërndani çdo ditë për shtetin e Kosovës dhe për shqiptarët, sikurse që po i ndjekim lëvizjet e të gjithë gazetarëve të pseudo-agjencisë suaj të lajmeve në Kosovë. Të jini të sigurt se dikush prej tyre do të marrë një plumb në kokë herën tjetër që shkelin në tokën e Republikës së Kosovës. Po monitorojmë gjithçka”.

    “Tanjug” ka thënë se i ka angazhuar të gjitha shërbimet relevante për t’iu përgjigjur “kërcënimeve” kundër gazetarëve të vetë.

    Në ndërkohë, agjencia në fjalë ka njoftuar se për këtë rast ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill.

    “Gazetarët kanë një nga rolet kryesore në çdo shoqëri demokratike dhe ata duhet të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre kudo pa kërcënime për sigurinë e tyre. Nuk ka vend për asnjë lloj ngacmimi të përfaqësuesve të shtypit askund, veçanërisht jo në Evropën e shekullit të 21-të. Të gjitha kërcënimet e tilla duhet të hetohen”, citohet të ketë thënë Hill për “Tanjug”.

    Agjencia “Tanjug” ka qenë agjenci shtetërore e Serbisë me seli në Beograd deri në vitin 2021, kur raportohet se është blerë nga kompania private “Tacno”, me pronarë Radoica Milosavleviq i “RTV Pancevo” (një stacion haptazi pro-qeveritar) dhe “Minacord Media” (një kompani e kontrolluar nga këngëtari Zhelko Joksimoviq dhe Manja Grçiq, një ish-menaxhere në media të ndryshme lokale në Serbi).

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark