×
  • Lajme
  • Lajme

    “Do të marrësh plumbin…” – Kryetari i Zubin Potokut njofton se u kërcënua nga një person që paraqitet si oficer i MUP’it

    Insajderi
    03 September 2024 - 09:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Brenda tre muajve po thotë se u kërcënua me jetë dy herë. Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka bërë me dije se kërcënimi i është bërë nga një person me emrin Stefan Markov i cili paraqitet të jetë “oficer i MUP-it të Serbisë i angazhuar në Kosovë”, shkruan Insajderi.

    Kërcënimi iu bë përmes “Facebook-ut”, njëherë në maj e pastaj e tash edhe në shtator.

    Ndërkohë, nuk ka munguar përgjigja as e Zeqirit.

    “NJOFTIM: Jam duke u kërcënuar dy herë brenda tre muajve të fundit nga i njëjti profil i një terroristi që paraqitet të jetë një Oficer i MUP-it të Serbisë i angazhuar në R.Kosovës. Herën e parë me 31 Maj. Dhe tani me 2 Shtator Përgjigjja e ime është: Këtu jam dhe këtu do të jem Dem Baba Dem”, shkruan Zeqiri.

    “Do të marrësh plumbin, edhe pak, kush të ftoi në festimin e maturës, o bandë terroriste okupatore, e kam mbajtur mirë në mend turirin tënd”, janë mesazhet që ka pranuar kryetari.

    I njëjti profil i ka dërguar edhe fotografi ku shihet heroi kombëtar Adem Jashari pak momente pas vrasjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark