×
  • Lajme
  • Lajme

    “Do të mbetesh gjithmonë hero”- vjen reagimi i parë pas zbutjes së dënimit të “Calit”

    Insajderi
    10 September 2024 - 18:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Apelit në kuadër të Dhomave të Specializuara në Hagë ia ka ulur dënimin për krime lufte Salih Mustafës.

    “Cali” ishtë dënuar me 26 vjet burgim, pastaj Apeli ia kishte ulur në 22. Vendimi i fundit pas rikthimit në Apel thotë se “Cali” tashmë është i dënuar me 15 vjet burgim.

    Për këtë, ka reaguar Fahri Fazliu, nipi i dëshmorëve Bahri dhe Fahri Fazliu, i cili e ka quajtur Mustafën hero.

    “Lufta ishte e drejtë e pashmangshme dhe e domosdoshme! Komandant Salih Mustafa – Cali, E di që gjithmonë qëndron i fortë! Për ne që të njohim do të mbetesh gjithmonë HERO! Lavdia e luftës tënde çlirimtare dhe respekti për ty do të jetë gjithmonë!”, thuhet në postimin e tij. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark