Do të merren masa radikale për studentët që tentojnë t’i shesin vendet e tyre në konvikte - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Do të merren masa radikale për studentët që tentojnë t’i shesin vendet e tyre në konvikte

    Insajderi
    09 October 2021 - 22:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qendra e Studentëve në Prishtinë këtë vit do të strehojë rreth katër mijë studentë.

    Mirëpo edhe këtë vit, sikur vitet tjera disa studentë të cilët pranohen në konvikte, tentojnë të shesin kartelet e tyre.

    Kjo dukuri sipas drejtorit të Qendrës Studentore, Fatmir Sfishta kishte ndodhur edhe në të kaluarën.

    Sfishta tha se do të marrin masa radikale ndaj atyre që tentojnë të bëjnë manipulime të tilla.

    “Ata studentë që kanë tentuar ta shesin atë vend që ju ka takuar, e që iu ka nda nga Qendra e Studentëve për ata studentë do të merren masa radikale që vitin e ardhshëm nuk kanë as mundësi të aplikojnë për një vend në Qendrën e Studentëve”, deklaroi ai në RTV Dukagjini.

    Sfishta bëri thirrje që studentët të mos shesin vendet e tyre.

    “Ju bëj thirrje atyre që kanë tendencë të shesin vendin të mos e bëjnë atë pasi që është në dëm të tyre”, tha mes tjerash ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark