Ukraina do t'i ndryshojë emrat e rrugëve dhe shesheve që lidhen me Rusinë në Kiev - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ukraina do t’i ndryshojë emrat e rrugëve dhe shesheve që lidhen me Rusinë në Kiev

    Insajderi
    15 April 2022 - 16:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i bashkisë së Kievit ka njoftuar planet për të riemërtuar rrugët dhe sheshet në kryeqytet, të cilat aktualisht janë të lidhura me Rusinë.

    Duke shkruar në Telegram, kryebashkiaku Vitali Klitschko tha se ish-Sheshi i Miqësisë mes Kievit dhe Moskës do të riemërtohet “Heronjtë e Mariupolit”.

    Ai shtoi se emrat e tjerë, si rrugët dhe stacionet e metrosë gjithashtu do të ndryshohen.

    Sipas shërbimit ukrainas të BBC-së, ideja e riemërtimit të stacionit hekurudhor të Kievit ishte diskutuar përpara pushtimit të Rusisë, në një sfond të përkeqësimit të marrëdhënieve midis dy vendeve. /abcnews.al/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark