PZAP vendos që të rinumërohen të gjitha fletëvotimet për Kuvend Komunal në Podujevë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    PZAP vendos që të rinumërohen të gjitha fletëvotimet për Kuvend Komunal në Podujevë

    Insajderi
    08 November 2021 - 09:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim për rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve për kandidatët për Kuvend Komunal në Podujevë.

    Kështu ka bërë të ditur kandidati për asamble në komunën e Podujevës, Xhevdet Maloku nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili edhe ka bërë ankesën.

    Ai ka publikuar edhe dokumentin e PZAP-së, në të cilin thuhet se është pranuar e bazuar ankesa e Xhevdet Malokut nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilit i janë bashkangjitur edhe 119 kandidatë nga LVV, LDK, PDK, AAK, NISMA, PP, kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për shpalljen e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

    “Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të rinumërojë të gjitha fletëvotimet për kandidatët për Kuvend Komunal në Podujevë, nga të gjitha subjektet politike”, thuhet ndër të tjera në vendimin e PZAP-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark