“Do të takohem me zyrtarë amerikanë për të diskutuar për zhvillimet që lidhen me Kosovën” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Do të takohem me zyrtarë amerikanë për të diskutuar për zhvillimet që lidhen me Kosovën”

    Insajderi
    30 January 2024 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se sot do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Hoti ka thënë se do të marrë pjesë atje në “Forumin e Sigurisë” dhe “Lutjet e Mëngjesit”. Përveç këtyre aktiviteteve, ka deklaruar se do të takohet edhe me zyrtarë amerikanë për të folur lidhur me çështjet dhe zhvillimet që lidhen me Kosovën.

    “Krahas këtyre aktiviteteve, do të takohem me zyrtarë amerikanë për të diskutuar çështjet dhe zhvillimet aktuale që lidhen me Kosovën. Zoti e bekoftë miqësinë e popullit të Kosovës me popullin amerikan!”, ka shkruar Hoti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark