Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu përderisa po fliste për Rrëzimin e Ligjit të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga Gjykata Kushtetuese tha se “do të vjen dielli përsëri“.
Këtë deklaratë qytetarët e dëgjuan shumë herë, fillimisht nga ish-presidenti Hashim Thaçi.
Në vitin 2020 kur vizitoi Prekazin ai tha se “dielli do të lind përsëri”. Kjo më pas u përdor vazhmisht nga deputetët e PDK-së pasi Thaçi shkoi në Hagë.
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, deputeti Mergim Lushtaku, deputetja Ganimete Musliu janë disa nga emrat që kanë rikthyer fjalinë e famshme të Thaçit “dielli do lind përsëri”.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përderisa kishte vizituar babanë e ish presidentit, Hashim Thaçi kishte thënë “Dielli do të lind përsëri dhe Baca Haxhi”
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, para një vitit kishte publikuar në llogarinë e vet në “Facebook” një fotografi të ish presidentit Hashim Thaçi në kohë të luftës.
Mbi këtë foto, Musliu kishte shkruar: “Historinë askush s’mund ta ndryshoj! Dielli do të lind përseri!”.
Edhe deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku kishte publikuar një fotografi me mbishkrimin “dielli do lind përsëri”.
Por, në një kontekst krejt tjetër fjalinë e famshme të Thaçit e përdori Blerim Sallahu.
Atij nuk i ka pëlqyer që Kushtetusja është bazuar vetëm në Kushtetutë pasi sipas tij, ata kanë pasur edhe dy raporte të Komisionit të Venecias, duke lënë të kuptohet se më e rëndësishme është raporti sesa Kushtetua e vendit. përderisa po fliste për Rrëzimi i Ligjit të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga Gjykata Kushtetuese.
Ai ka thënë se diçka tjetër ka thënë Komisioni i Venecias e diçka tjetër, Gjykata Kushtetuese.
Përderisa po arystohej ai kopjoj deklaratën e Hashim Thaçit.
“Do të vjen dielli patjetër sepse jemi këtu për atë punë.” – ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.