Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, njëherësh edhe kandidat për kryeministër në zgjedhjet parlamentare, është pritur ngrohtë nga simpatizantët e partisë në Fushë Kosovë.
Abdixhiku tha para mbështetësve të LDK’së se ka takuar bujq që punojnë për një vit të tërë për t’i humbur produktet bujqësore. Kjo, sepse s’kanë shokë e familjarë nëpër ministri për t’i marrë 100 mijë euro grant, shkruan Insajderi.
“Këta bujq nuk duhet të kenë një shtet që edhe i vjedhë, edhe i shkelë edhe paturpësisht i shikon në sy pa pendësë!”, deklaroi në tubimin e mbrëmshëm në Fushë Kosovë i pari i LDK’së.
Abdixhiku ka thënë se ndryshimi i madh po vjen dhe se ato para do të kthehen cent më cent. /Insajderi.org/