×
  • Lajme
  • Lajme

    “Do t’i nënshtrohem një operacioni…” – Bekë Berisha deklarohet pas aksidentit

    Insajderi
    16 September 2024 - 14:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka pasur një aksident trafiku, ku si pasojë ka lënduar krahun e djathtë, shkruan Insajderi.

    Këtë e ka konfirmuar edhe vet ai përmes një njoftimi në Facebook, duke shtuar se bashkë me mikun e tij kanë pësuar lëndime të lehta.

    Berisha ka bërë me dije se janë duke u trajtuar në QKUK.

    Duke i falënderuar të gjithë për interesimin, ai tha se në mëngjes do t’i nënshtrohet një operacioni.

    “Të dashur familjarë dhe miq, Mbrëmë u përfshiva në një aksident trafiku, por fatmirësisht, së bashku me Pellazgun, kemi pësuar vetëm lëndime të vogla. Aktualisht jemi duke vazhduar trajtimin në QKUK, në Klinikën Ortopedike, ku jemi në duar të sigurta nën kujdesin e mjekëve tanë të shkëlqyer, të cilëve u jemi shumë mirënjohës”, shkroi ai në Facebook.

    “Në mëngjes do t’i nënshtrohem një operacioni, dhe jam i bindur se gjithçka do të shkojë mirë. Ju falënderoj nga zemra për kujdesin dhe shpresoj që t’ua kthej gjithmonë për të mirë”, tha Bekë Berisha.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark