“Do t’ju hedh në erë”, panik para parlamentit grek, qytetari alarmon policinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Do t’ju hedh në erë”, panik para parlamentit grek, qytetari alarmon policinë

    Insajderi
    05 October 2021 - 10:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Alarm para parlamentit grek, ku një qytetar ka kërcënuar se do hidhte në erë zonën. CNN.gr shkruan se ngjarja është regjistruar mëngjesin e sotëm para monumentit të Ushtarit të Panjohur.

    Bëhet fjalë për një shtetas grek, i cili teksa drejtonte një makinë mbante në dorë një kanaçe me benzinë dhe vaj, ndërkohë që bërtiste; “Do t’ju hedh në erë”.

    Po ashtu mësohet se në makinën e autorit shkruhej; “Turqit dhe Gjykata Popullore sundojnë Evropën.”. Fill pas këtij episodi, policia bëri të mundur arrestimin e personit në fjalë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark