Doarsa Kica-Xhelili dhe Duda Balje pishtare të ndryshimit parlamentar!? - Insajderi
×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Doarsa Kica-Xhelili dhe Duda Balje pishtare të ndryshimit parlamentar!?

    Insajderi
    28 September 2022 - 12:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkruan: Drejtori ekzekutiv i IAMN Fatmir Sheholli

    Gratë deputete që emri ju fillon me shkronjën D ( Doarsa@Duda) ia kanë turbulluar ujin e shumicës parlamentare kryeministrit Albin Kurti!

    Derisa Doarsa vendosmërisht dhe për parime ndërroj tabor politik, rrugën e saj edhe pse ende jo vendosmërisht e ka marr deputetja boshnjake Duda Balje. Siç duket pakënaqësitë brenda koalicionit qeverisës e shtyn deputeten “rebele” Duda Balje që ti shkoi në konak të parit të LDK-së Lumir Abdixhikut që t’ia bëjë me dije shefit të qeveris se nëse ai nuk donë ta takoj Dudën ka kush e takon. Mirëpo ky takim nuk ishte vetëm “informativ” siç tha deputetja Balje. Ka diçka edhe më shumë aty. Por kësaj radhe po e lamë me kaq!

    Sidoqoftë unë nuk e di cilave deputete dhe deputet ju fillon emrin me shkronjën “D” e që janë në pushtet, mirëpo siç duket kryeministri me shkronjën “D” nuk i ka punët mirë!

    Doarsa@Duda janë pishtare të sinjaleve publike që diçka nuk po shkon puna mirë në koalicionin qeverisës. Deputetja Duda Balje e ka pak më vështirë të “ndahet” nga koalicioni qeverisës edhe pse në qeverinë “Kurti 1″ nuk patë pranua të jetë në koalicion qeverisës. Kjo e forcon bindjen se deputetja siç po i thonë në VV ” e padisiplinuar” të merr hapë që të heq dorë nga koalicioni qeverisës.

    Nëse siç thonë besëtytnitë Doarsa dhe Duda e kanë “ngreh kamën zhag” atëherë mund të presim turbulenca në koalicionin qeveritar duke e parë botërisht se edhe disa deputet brenda VV po shfaqin pakënaqësitë e tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Op-Ed
    16 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark