×
  • Lajme
  • Lajme

    Dodik: “Zgjidhja për Republikën Serbe duhet të jetë e njëjtë si për Kosovën”

    Insajderi
    05 May 2021 - 14:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryesuesi i Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe anëtari serb i këtij organi, Millorad Dodik, ka thënë se “non-paper” i Banja Llukës ishte shkruar nga njerëz nga udhëheqja e Republikës Serbe.

    Dodik ka thënë se askush nga jashtë nuk e krijoi këtë dokument të cilën po e paralajmëron Banja Lluka zyrtare.

    Ai ka theksuar se për këtë dokument mbi organizimin e BeH nuk ka diskutuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe shtoi se ai do të jetë pjesë e bisedimeve.

    Dodik vlerësoi se është e pamundur të ndahen zgjidhjet e Kosovës dhe të Republikës Serbe.

    “Është e pamundur të presësh që dikush të dëshiron ta bëjë Kosovën të pavarur dhe të kërkojë heshtje në lidhje me Republikën Serbe”, ka pretenduar Dodik.

    Ai ka shtuar se për zgjidhje të situatës në Bosnje dhe Hercegovinë janë dy popuj konstituiv të BeH dhe se të huajt gjithnjë e më shumë po flasin për zgjidhje.

    Lidhur me kufijtë, Dodik ka thënë se ekziston një kufi midis Republikës Serbe dhe Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe se ai nuk duhet të ndryshohet, por të forcohet. Dodik vlerësoi atmosferën politike në BeH si të padurueshme, sepse kërkohet nga Republika Serbe të ndjekë reformat që janë në kundërshtim me Marrëveshjen e Dejtonit, për të cilat ajo nuk pajtohet./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark