Dodiku ikën nga Bosnjë-Hercegovina, Policia kufitare nis hetimet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dodiku ikën nga Bosnjë-Hercegovina, Policia kufitare nis hetimet

    Insajderi
    25 March 2025 - 16:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një delegacion i kryesuar nga presidenti i entitetit serb në Bosnjë-Hercegovinë, Milorad Dodik, që aktualisht është në kërkim, zbarkoi të martën në aeroportin Ben Gurion në Tel-Aviv të Izraelit, ka raportuar “Oslobodjenje”.

    Avioni i Qeverisë së Republikës Srpska është nisur nga Banjalluka për në Beograd e më pas ka fluturuar drejt Izraelit. Largimi i Dodikut shkaktoi reagim të Policisë Kufitare në Bosnjë-Hercegovinë, pasi me urdhër të drejtorit Mirko Kupresakoviq nisi një hetim mbi mënyrën se si ai e ka kaluar kufirin shtetëror.

    Ky institucion ka njoftuar se do t’i marrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtje të kufirit dhe ruajtje të sigurisë.

    Vizita e Dodikut në Izrael lidhet me konferencën kundër antisemitizmit, e cila do të mbahet më 26 dhe 27 mars në Jerusalem.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark