Dogana e Kosovës ka një njoftim të rëndësishëm lidhur me mallrat që transportohen për në vendet e BE'së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dogana e Kosovës ka një njoftim të rëndësishëm lidhur me mallrat që transportohen për në vendet e BE’së

    Insajderi
    12 February 2025 - 12:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dogana e Kosovës ka pranuar një njoftim zyrtar nga Bashkimi Evropian në lidhje me rregullat e reja të transportit të mallrave për në BE apo përmes BE-së.

    Në njoftimin e doganës thuhet se sistemi i ri, i quajtur Import Control System 2 (ICS2), do të gjejë zbatim që nga 1 prilli i këtij viti.

    “Dogana e Kosovës ka pranuar një njoftim zyrtar nga Bashkimi Evropian (BE) – DG TAXUD, në lidhje me rregullat e reja të transportit të mallrave për në BE apo përmes BE-së. Sistemi i ri, i quajtur Import Control System 2 (ICS2), do të fillojë të zbatohet nga 1 Prilli 2025”, thuhet në njoftim.

    Dogana tutje njofton se ky sistem synon të përmirësojë sigurinë dhe mbikëqyrjen doganore të BE-së për mallrat që hyjnë në territorin e saj.

    “Ky sistem synon të përmirësojë sigurinë dhe mbikëqyrjen doganore të BE-së për mallrat që hyjnë në territorin e saj. Sipas kërkesave të reja, të gjithë transportuesit hekurudhorë dhe rrugorë do të duhet të deklarojnë të dhënat e mallrave në para-arritje, përmes Deklaratës së Plotë të Përmbledhjes së Hyrjes (ENS)”.

    “Kjo ndryshim është me rëndësi të veçantë për bizneset dhe transportuesit në Kosovë që operojnë me BE-në. Ju lutemi të njiheni me detajet e plota dhe të ndiqni udhëzimet e nevojshme për të qenë të përgatitur për këtë tranzicion”, thuhet tutje në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark