×
  • Lajme
  • Lajme

    Dogana e Kosovës sekuestron Ferrari me targa të huaja në Prishtinë, ka vlerë kaq mijë euro

    Insajderi
    04 July 2024 - 18:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë një patrullimi në periferi të Prishtinës, kanë sekuestruar një automjet të regjistruar jashtë vendit.

    Oficerët doganorë pas ndalimit të automjetit kanë kuptuar se personi që ishte në posedim të automjetit është banor i Kosovës, i cili ka vepruar në kundërshtim të normave të Kodit Doganor dhe Akcizave që rregullojnë administrimin e automjeteve të regjistruara jashtë vendit.

    Si rezultat, oficerët sekuestruan automjetin për të nisur procedurat relevante administrative kundër poseduesit.

    Automjeti i sekuestruar është një Ferrari 499 GTB, me një vlerë të tregut të vlerësuar rreth 250,000 euro.

    “Sipas dispozitave ligjore, automjetet e regjistruara jashtë vendit me targa të rregullta lejohen në Kosovë vetëm nëse përdoren nga pronarët e tyre të ligjshëm gjatë qëndrimeve të përkohshme. Qytetarët e Kosovës nuk kanë të drejtë të posedojnë ose të përdorin automjete të regjistruara jashtë vendit në këto rrethana”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark