Dogana gjen drogë në dërgesën postare nga shtetet e huaja – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dogana gjen drogë në dërgesën postare nga shtetet e huaja

    Insajderi
    16 August 2023 - 14:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dogana e Kosovës sot ka parandaluar tentim kontrabandimin e substancave narkotike përmes postës.

    Sipas policisë në një dërgesë postare është gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë.

    “Pas hapjes së pakos janë gjetur qese të vogla me përshkrime tjera por brenda gjendej substanca e dyshuar per marihuanë. Konform procedurave për mallra te ndaluara, është njoftuar Policia e Kosovës — Njësiti Anti Drogë, që kanë konstatuar se kemi të bëjmë me substancë narkotike e llojit marihuanë. Rasti është dorëzuar tek Policia e Kosovës. Sasia e substancës narkotike ishte 115 gramë”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i plotë:

    Parandalohet tentim kontrabandimi i substancave narkotike përmes dërgesave postare

    Prishtinë 16 gusht 2023 Njësitet e Doganës së Kosovës kanë arritur që të zbulojnë substanca narkotike në një dërgese postare qe vinte nga shtetet e huaja. Gjate kontrolleve në Zyrën për Zhdoganimit Postar (Postën Doganore) zyrtarët doganor kane dyshuar në përmbajtjen e dërgesës duke aluduar në peshën e pakos, përshkrimi se çfarë kishte në pako, e që përbënin indikatorë të mjaftueshëm që kjo pako të ekzaminohej në detaje.

    Pas hapjes së pakos janë gjetur qese të vogla me përshkrime tjera por brenda gjendej substanca e dyshuar per marihuanë. Konform procedurave për mallra te ndaluara, është njoftuar Policia e Kosovës — Njësiti Anti Drogë, që kanë konstatuar se kemi të bëjmë me substancë narkotike e llojit marihuanë. Rasti është dorëzuar tek Policia e Kosovës. Sasia e substancës narkotike ishte 115 gramë.

    Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark