Një aeroport në Gjermani ka marrë një qëndrim kundër lodrës “fidget spinner” duke ndaluar 35 tonë të lodrës, duke mos i lënë të hyjnë në vend në maj.
Zyrtarët e doganës në një aeroport në Frankfurt thanë se fëmijët mund të ngulfaten në pjesët të cilat mund të largohen nga lodra që rrotullohet. Si rezultat ata planifikojnë të shkatërrojnë lodrat e ndaluara, shkruan Time.
“Fidget Spinnerët”, të cilët janë bërë inspirim për gjithçka, prej artit të thonjve tek teknikat e reja në kuzhinë në SHBA, është thënë të ndihmojnë fëmijët me çrregullim të hiperaktivitetit dhe deficit të vëmendjes, edhe pse shkenca nuk e vërteton këtë.
Disa e cilësojnë lodrën si shumë të rrezikshme, përfshirë një nënë vajzës së të cilës është dashur t’i bëhet operacion pasi kishte gëlltitur një pjesë të lodrës. /Insajderi.com