Dogana kap mbi 1 mijë e 400 pije të kontrabanduara në Jarinje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dogana kap mbi 1 mijë e 400 pije të kontrabanduara në Jarinje

    Insajderi
    25 August 2024 - 18:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dogana e Kosovës mbrëmë ka parandaluar kontrabandimin me 1,420 litrave të pijeve të ndryshme, në pikën kufitare në Jarinje.

    Në njoftimin e lëshuar thuhet se zyrtarët doganorë dhe policorë e kishin kontrolluar një kamion për të cilin dyshuan, ndonëse shoferi u kishte thënë se kamioni është i zbrazët dhe nuk transporton mallra.

    Kamioni ishte me targa të huaja dhe donte të hynte në Kosovë,

    Gjatë këtij kontrolli, në hapësirat e kamionit ku vendosen pajisjet është zbuluar mall i padeklaruar si më poshtë:

    1. Birra rreth 750 litra;
    2. Pije energjike rreth 200 litra;
    3. Pije të gazuara rreth 120 litra;
    4. Lëngje te ndryshme 350 litra. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark