×
  • Lajme
  • Lajme

    Dogana kapë pjesë rezerve për makineri të rënda në vlerë mbi shtatë mijë euro në Vërmicë

    Insajderi
    09 June 2024 - 13:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka kapur sasi të konsiderueshme të mallrave të padeklaruara në pikën kufitare në Vërmicë.

    Mallrat e konfiskuara janë kryesisht pjesë rezerve për makineri të rënda.

    “Në hyrje të Pikës Kufitare të Kontrollit në Vërmicë ka arritur një veturë e drejtuar nga shtetas turk. Në pyetjen e zyrtarit doganor nëse kishte diçka për të deklaruar për zhdoganim, ai është përgjigjur negativisht. Pas kontrollit të detajuar në vijën e dytë, së bashku me zyrtarët policorë, është zbuluar një sasi e konsiderueshme e mallrave të padeklaruara “Pjesë rezerve për makineri të rënda”. Gjatë kontrollit, janë gjetur edhe fatura e blerjes së mallrave. Vlera totale e këtyre mallrave është 7,900 euro”, thuhet në njoftim.

    “Mallrat janë konfiskuar dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark