
20 persona janë arrestuar si dhe janë konfiskuar cigare me vlerë gjysmë milioni euro nga një aksion i përbashkët i Doganës së Kosovës me policinë.
Në një konferencë për media, drejtori i Doganave, Lulzim Rafuna, theksoi se është realizuar aksioni më i madhi kundër kontrabandës me cigare.
Sipas policisë, aksionet janë zhvilluar në qytetin e Prishtinës, Mitrovicës, Vushtrrisë, Pejës dhe Gjakovës ku kanë kontrolluar rreth 68 lokacione.
Policisë tregon se gjatë këtij aksioni janë arrestuar 20 persona ndërsa gjithsej 47 janë të dyshuar në lidhje me kontrabandën me cigare. Po ashtu në konferencë është bërë e ditur se janë bllokuar 132 llogari bankare, 61 mijë euro para kesh dhe 13 automjete./Insajderi.com