Dogana në aksion me policinë, kontrollohen 11 biznese nëpër tri regjione – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dogana në aksion me policinë, kontrollohen 11 biznese nëpër tri regjione

    Insajderi
    22 February 2024 - 15:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dogana e Kosovës bashkë me Policinë e Kosovës kanë zhvilluar nëj aksion kundër piratërisë dhe falsifikimit në tri regjione të Kosovës.

    Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Insajderin Adriatik Stavileci, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, duke shtuar se kontroll ishin 11 subjekte tregtare.

    “Dogana e Kosovë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike te Policise  dhe Inspektorati i Tregut si anëtarë të Task Forcës për luftimin e piraterisë dhe falsifikimit, pas pranimit të informatave dhe punës në teren për verifikim të informatave kanë zbuluar se subjektet tregtare posedojnë mallra që dyshohet se janë të falsifikuara”, thotë ai.

    “Andaj, si rezultat i dyshimit institucionet e kompetente në bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve konform kompetencave ligjore kanë planifikuar veprimet operative në terren dhe është zbatuar Plani Operativ, ku janë kontrolluar 11 subjekte tregtare në 3 regjione të Republikës së Kosovës (Prishtine, Prizren dhe Gjakove”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark