
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se sot, gjatë një operacioni në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka parandaluar tri raste të tentim-kontrabandës, ku dy prej tyre me telefona dhe një i mosdeklarimit të mjeteve monetare.
Në njoftim thuhet:
Gjatë kontrollit të një pasagjeri që vinte nga një linjë ndërkombëtare, zyrtarët doganorë kanë zbuluar disa telefona të fshehur në trupin e tij, të cilët dyshohet se ishin të destinuar për tregun e zi. Gjithashtu, edhe tek një udhëtar tjetër janë gjetur telefona të mençur gjatë tentim-kontrabandës.
Po ashtu, gjatë kontrollit të bagazhit të të njëjtit pasagjer, janë gjetur 36,500 euro të padeklaruara, prej të cilave 9,000 euro janë konfiskuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon qarkullimin e mjeteve monetare në kufi”.