×
  • Lajme
  • Lajme

    Dogana thotë se i arrestuari i sotëm për spiunazh, ka 20 vite që është pushuar nga puna në këtë institucion

    Insajderi
    05 June 2024 - 17:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dogana e Kosovës ka konfirmuar se njëri nga të arrestuarit për spiunazh sot në Ferizaj, me inicialet B.Sh, ka punuar në këtë institucion më herët, por se është pushuar nga pozita e tij para 20 vjetësh dhe se prej atëherë s’ka pasur asnjë lidhje me Doganën.

    “Shkarkimi i tij ka ardhur për shkak të shkeljeve të Kodit të Mirësjelljes së Doganës së Kosovës, lidhur me komunikimet e paautorizuara me mjetet e informimit masiv. Që nga shkarkimi i tij, personi në fjalë nuk ka pasur asnjë lidhje me Doganën e Kosovës”, ka njoftuar Dogana.

    Ky institucion ka përgëzuar autoritetet e Kosovës për zbatimin e ligjit për përpjekjet e tyre në adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me sigurinë.

    “Ne punojmë ngushtë me të gjitha institucionet e sigurisë për të mbështetur sigurinë kombëtare, në përputhje me misionin tonë. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në respektimin e standardeve më të larta të integritetit dhe transparencës në radhët tona”, ka theksuar Dogana e Kosovës në reagim.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark