Dogana e Kosovës ka njoftuar se deri më tani këtë vit ka arritur të mbledhë mbi 500 milion euro të hyra, që është rekord për këtë institucion.
Nga muaji janar deri në korrik të vitit të kaluar, dogana thotë se ka pas të hyra prej 433,4 milion euro, kurse tani në të njëjtën periudhë kohore, dogana ka arritur të mbledh mbi 509,9 milionë euro.
Përkthyer në përqindje, dogana ka mbledhur 18 për qind më shumë të hyra se vitin e kaluar.
Bazuar në këtë trend, Dogana e Kosovës beson se deri në fund të vitit 2016 do të arrijë rekord në mbledhjen e të hyrave në krahasim me vitet tjera pasi presim që këtë vit ta mbyllim me mbi 1 miliard euro për buxhetin e Kosovës.
Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafunam theksoi se ngritja e vazhdueshme dhe profesionalizimi i doganës si dhe zbatimi i një reforme të suksesshme që nga viti 2014 ka bërë të munduar që sot të kemi të hyra rekord dhe një doganë moderne e cila ka kapacitetet për të përballur me sfidat ekonomike të vendit, njofton Dogana e Kosovës përmes një komunikate për media./Insajderi.com