×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Doktoratura e vajtimit! (Shkrim për mërgimtarët)

    Insajderi
    04 September 2022 - 23:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kimete Berisha

    Doktoratura e vajtimit!

    (Shkrim për mërgimtarët)

    Albin Kurti tha se kushdo që nuk kryen fakultet në Kosovë, bëhet analfabet dhe përfundon punëtor krahu në Gjermani!

    Albin Kurti nuk është populist, por është elitist.

    Ai i nënçmon punëtorët e thjeshtë dhe punët që kërkojnë fuqi për t’i kryer.

    Derisa Albin Kurti fliste kundër djersës së punëtorit shqiptar në diasporë, në veçanti në Gjermani, i fshinte djersët e ballit me mindil.

    Kundër punëtorëve krahu fliste një mashkull që kurrë në jetën e tij nuk e ka kryer asnjë punë.

    Albin Kurti mendon se më dikushi është një shqiptar që e di përmendësh vjershën ‘Bagëti e bujqësia’ se sa një bujk që bën punë fizike dhe e ushqen popullin me bukë.

    Unë e njoh një fermer, që është rritur me heavy metal, që ka shpirti artisti, sens humori, që është për mua më i dituri, më atraktivi, më sharmanti njeri që njoh.

    Por, punëtori i ndërtimit, sipas Albin Kurtit është analfabet i dështuar (prandaj, qeveria nuk lufton t’ua krijojë kushtet dhe sigurinë në punë, sepse nuk e meritojnë se s’janë shkolluar. Prandaj, ata bien nga lartësitë e vdesin, sepse qeveria Kurti i konsideron analfabetë!

    Analfabetët nuk meritojnë të jetojnë në Kosovën e ditur, sipas Albin Kurtit, prandaj ata kryesisnt përfundojnë në Gjermani.

    Se sikur të kishin mësuar në Kosovë, do të kishin diplomë.

    Nuk do të kishin pare, por do të kishin respekt!

    Albin Kurti natyrshëm i përbuzë njerëzit e thjeshtë.

    E merr veten për të komplikuar, ama një fjalë e papërshtatshms mjafton t’ia i nxjerr uiin.

    Ky duhet ta programojë veten të flas veç 2 minuta, pas 2 minutave i shfaqet budallallëku dhe bëhet armik i vetvetes.

    Dje, kur i nënçmoi mërgimtarët ia mbylli vetes derën e vetme që i ka mbetur hapur: diasporën.

    Ah, sa e është e dhimbshme vuajtja e mërgimtarit.

    Sa e sa ëndrra u shua, sa e sa dëshira nuk u plotësua kurrë, sa e sa shtëpia mbeti shkret, sa e sa shoqëria u nda, sa e sa zemra u thye, sa e sa fjalët nuk u thanë kurrë!

    Adami ishte analfabet por bashkë me Havën e krijoi njerëzimin.

    Wright Brothers nuk e kryen shkollen e mesme, por ia zbuluan njerëzimit krahët – e zbuan aeroplanin.

    A më mirë mësosh përmendësh vjersha të Sabri Hamitit, apo ta ndërtosh Kullën e Eifelit?!

    Shkolla nuk krijon gjenialitet, nuk prodhohen dijetarët:

    Nuk ka shkollë që të bën shkrimtar, as krijues, as shkenctar.

    Ekziston vetëm një mënyrë për t’u bërë i ditur: Nëse bëhesh auto-didakt.

    Që ka thënë Buda: ‘Kur nxënësi është gati – shfaqet mësuesi’.

    Pra, nxënësi nuk bëhet i ditur kur do mësuesi por kur do vet – nxënësi!

    99.9 të nxënësve në botë i bëjnë detyrat nga zori, jo nga qejfi. Prandaj quhet detyrē.

    Nuk ka dije masive.

    Kjo është mendësi komuniste!

    Dhe që nuk ke mbledhur dijen e huaj nuk do të thotë që s’je i mençur.

    Të lumtur nuk janë të diturit por të mençurit.

    Të suksesshëm nuk janë mbledhësi e dijes së huaj – por të suksesshëm janë ndërtuesit e dijea dbe lumturiisë personale.

    Çka ka lidhje që di të shpjegosh dijen e botës kur nuk di ta shpjegosh veten: Ti çka do për vete në këtë botë!

    Të gjykosh mësuesin pse nxënësi ‘nuk mëson’, është sikur ta gjykosh prindin pse nuk e ke lindur fëmijën të mbërrirë.

    Nuk mund t’i japësh askujt dije me zor.

    Michael Faraday lindi i varfër dhe nuk u shkollua, por e zbuloi motorin elektrik dhe gjeneratorin!

    Apo më mirë nëse Faraday do të dinte përmendësh vjersha të kota pseudo shkrimtarsh të frustruar dhe të parealizuar, që në lëndët mësimore i ka futur partia.

    John Glenn ishte amerikani i parë që shkoi në kozmos, por nuk kishte shkollë të kryer!

    E Gregor Mendel ishte prift e jo shkencëtar por e zhuloi se si funksionon gjenetika.

    Nuk është dija e vetmjaftueshme. Tek pasi diplomon, fillon të mësosh – nëse je kureshtar.

    Të mësosh çfarë kanë thënë të tjerët për botën nuk mjafton.

    Në atë mënyrë bëheah librari, që rrëmohet nga pesha e librave.

    E krijoi automobilin Ford, por Henry Ford ishte i pashkolluar!

    Jimmi Hendrix nuk e kishte kryer shkollën e muzikës, as nuk dinta ta lexonte muzikën por dinte të krijionte muzikë.

    E Kosova e shpalli ambasadore nderi Dua Lipën. Ajo e ka kryer vetëm shkollën e mesme. Pse ne duhet të ndjehemi krenar me dikë që këndon e jo me një minator që i pikin djersët e ballit derisa e prek fundin e tokës.

    Dua Lipa është këngëtare me karrierë dhe fitime personale, që shteti i Kosovës e konsideron këngëtare shtetërore, i jeo edhe pare.

    Pse sipas Albin Kurtit qenka nënçmim të jesh pastrues.

    Nuk ekziston një pastrues që unë ia jap dorën për pastrim.

    Jam maestro për pastrimin e fundin e fërtereve dhe tenxhereve (ju nuk e dini qysh i mirëmbaj, vizllojnë si të papërdorura).

    Duke e maru pasulin, e dëgjoj Nick Cave ”Death is not the end’, shkruaj për politikën tuaj provinciale dhe pi kafe turke.

    Edhe gjilpërën e përdorë si mjet pastrimi për qoshe.

    Tavolinën time zyrtare të punë gjithmonë e pastroj vet. Para banesës e mbledhi bërllogun e 5 kateve – vet.

    Të jesh minator, punëtor ndërtimi, punëtor transporti, dhe punëtor krahu, të copërosh dru për dimër, të pastrosh, sipas Albin Kurtit është analfabetizëm.

    Marigona që e ka qepur flamurin kuq e zi, ka qenë analfabete, sepse ka bërë punë fizike…kurse Albulena që e përsorë flamurin për mashtrim është ‘dijetare’?!

    Profeti Muhamed nuk dinte shkrim lexim por diti ta krijoi një Religjion.

    Mrekullia zbret nga mësuesi i qiellit…nuk guxon t’i gjykosh njerëzit me diploma, sepse diploma vjen e fundit!

    – Dija më e madhe në jetë është nderi.

    Kush është i ndershëm, është më i dituri.

    – E më me fat është ai që ndjehet mirë.

    Të ndjehesh mirë është qëllimi i kësaj jete.

    – E pasuria më e madhe është t’ia dishë vlerën gjësë më të vogël që ke, kurse

    Dashuria, dashuria është luks i perendive: bën edhe pa luks!

    Të ofendosh dikë dhe ta paragjykosh në bazë të punës që e kryen është shumë gabim, është keq (dhe gjynah) sepse ku me ditë si t’vjen puna dhe detyrohesh të bësh punë që i urren….

    Por kujdes se këshillat më të mira në jetë mund t’i gjesh te ai që s’ta mbush syrin.

    Ku ka dredgëza shumë – merre krojshen e vogël!

    P.S. Djersa e atij që punon pa pushuar, me nder dhe djersa e atij që vuan në heshtje – ‘të vret’!

    Të jesh i sigurtë!

    Askush me qejf nuk vuan!!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark