Doktoresha Krasniqi kujton familjarët e vrarë nga paramilitarët serbë: Mungesa juaj po na vret; ju tani keni bërë parajsën tuaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Doktoresha Krasniqi kujton familjarët e vrarë nga paramilitarët serbë: Mungesa juaj po na vret; ju tani keni bërë parajsën tuaj

    Insajderi
    01 April 2025 - 11:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot shënohen 26 vjet nga tragjedia që preku familjen Krasniqi në Fushë-Kosovë, një masakër që u krye nga forcat paramilitare serbe, duke lënë pas pesë të vdekur, që tani janë shpallur dëshmorë të vendit.

    Më 1 prill 1999, gjatë luftës në Kosovë, u vranë pesë anëtarë të familjes Krasniqi, ndër të cilët ishin edhe doktori Fatmir Krasniqi, e bija e tij 13-vjeçare, Blerta, si dhe vëllai i tij, Arbeni, dhe prindërit Hamit e Vezire Krasniqi.

    Tragjedia e familjes nisi kur policët paramilitare serbë rrethuan lagjen dhe, pa asnjë arsye, vranë njerëz të pafajshëm vetëm për shkak se ishin shqiptarë, transmeton Insajderi.

    Dafina Krasniqi, doktoresha dhe familjare e viktimave, ka kujtuar me dhimbje këtë masakër, duke thënë se edhe pas më shumë se një shekulli, mungesa e këtyre njerëzve të dashur është e paarsyeshme dhe se dëshmia e tyre nuk mund të fshihet.

    “S’ka mjaftuar një shekull i tërë për të shpjeguar mungesën e tyre dhe dëshminë tonë. Dëshmitarët janë ata që e panë atë që ndodhi, e të vërtetës së gjenocidit serb mbi Kosovën“, ka thënë ajo.

    Dafina gjithashtu shkroi se asnjë marrëveshje apo gjykatë nuk mund të ndryshojë atë që ndodhi.

    “Ne jemi e vërteta, e Kosovës që ka mbijetuar gjenocidit, dhe do t’i mbijetojmë çdo stuhi,” është shprehur ajo me krenari. “Mungesa juaj po na vret; ju tani keni bërë parajsën tuaj.”

    Në përkujtim të sakrificës së familjes Krasniqi dhe në nderim të kontributit të tyre për lirinë e Kosovës, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Fushë-Kosovë mban emrin e martirit Dr. Fatmir Krasniqi, një simbol i pavdekshmërisë dhe dashurisë për atdhenë.

    Historia e kësaj familje mbetet një testament i gjakut të derdhur për lirinë dhe për një të ardhme të lirë për popullin e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark