Doktori i VIP-ave tregon sa i paguan punëtorët e rinj, “Kemi super rroga” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Doktori i VIP-ave tregon sa i paguan punëtorët e rinj, “Kemi super rroga”

    Insajderi
    30 December 2021 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skerdi Faria, i njohur edhe si doktori i “VIP”-ave foli mbrëmjen e sotme në emisionin “Bardh a Zi” në “ABC” largimin e të rinjve nga vendi. Ai tha se klinika ku punon, kërkon punëtorë me rroga shumë të larta, por të rinjtë, sipas tij, nuk kanë dëshirë që të mësojnë.

    “Të rinjtë, apo truri dhe zemra e re e një kombi janë duke u larguar nga Shqipëria. Formohen këtu, shpenzojnë këtu, familjet, vetë kombi, vetë shoqëria dhe shkojnë jashtë shtetit. Por nuk kanë kokrrën e dëshirës, që të ulen dhe punojnë.

    Kushedi sa intervista pune bëj unë dhe kushedi sa njerëz kërkoj unë të marr në punë, por nuk kanë kokrrën e dëshirës që të aplikojnë, mësojnë dhe punojnë. Kam bërë me qindra të betohem. Unë personalisht kam bërë me qindra. Vijnë qëndrojnë tre ditë dhe… po të shikosh rrogat tona, janë shumë të larta në krahasim me çdo gjë tjetër” tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark