Operacioni i projektuar nga Sergio Canavero do të zgjaste 36 orë dhe do të kushtonte 14 milionë funte, në një procedurë që përfshinë të paktën 150 njerëz, përfshirë doktorë, infermiere, teknikë, psikologë, si dhe inxhinierë të realitetit virtual.
Pas njoftimit të doktorit Italian, një menaxher i kompjuterëve, rusi Valery Spiridonov dëshiron që të jetë pacienti i parë që do bëjë transplantimin e kokës.
Ai vuan nga sëmundja ‘Werdnig-Hoffman’, një çrregullim i muskujve, dhe ndihet i dëshperuar me këtë problem.
Përkundër idesë së Canveros, që imagjinohet të jetë një nga ndërhyrjet më të mëdha kirurgjikale, Lorenzo Pinessi, drejtor i Klinikës Neurologjike në Universitetin e Torinos në Itali, thotë se “kjo procedurë nuk është aspak e realizueshme”. /Insajderi.com