Përballja me Covid-19, përpos që ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe ka rënduar sistemin shëndetësor kudo në botë, ka rënduar edhe stabilitetin ekonomik në shumë shtete, duke e vështirësuar kështu edhe mbijetesën e shumë bizneseve.
Në një kohë kur bota po përballet tash e një vit me mbyllje të plotë apo edhe me kufizime lëvizjesh, bizneset janë munduar të gjejnë forma alternative të mbijetesës, shumica prej të cilave lidhen me rritjen e prezencës në internet, veçanërisht në rrjete sociale, apo përmes hapjes së dyqaneve online.
Nga përvoja e deritashme, po del që këto forma kanë rezultuar tejet efektive edhe në Kosovë, andaj bizneset çdoherë e më shumë po orientohen drejt zgjidhjeve inovative për promovim online.
Duke e parë këtë nevojë të bizneseve, në Kosovë tashmë është zhvilluar një platformë tejet unike për rritjen e dukshmërisë online të bizneseve, e emëruar si “DOKU”.
Ajo se çfarë kjo platformë ofron është mundësi të cilën deri tani nuk e kanë pasur bizneset në Kosovë.
DOKU është platformë e cila ndihmon bizneset në aspektin e reklamimit, informimit rreth atij biznesi dhe kontaktimi i klientëve potencialë në mënyrë të drejtpërdrejt me biznesin përkatës.
Në këtë platformë janë të listuara 20 kategori të ndryshme biznesi, nderja në të cilat e bën shumë më të lehtë gjetjen e bizneseve specifike, gjetjen e ofertave më të volitshme dhe kontaktimin me klientë apo edhe partnerë potencialë.
Por, çfarë konkretisht përfitojnë bizneset dhe individët që janë pjesë e kësaj platforme?
Nëse deri tani keni qenë në kërkim të një mundësie për t’u shfaqur tek njerëzit më shpejt, më qartë dhe më dukshëm, tani e keni mundësinë përmes platformës inovative për promovim të bizneseve.
Si mund ta gjeni DOKU?
Webfaqe: https://doku-rks.com/
E-mail: [email protected]
Tel: +383 45 991 819
Facebook: https://www.facebook.com/doku.rks
Instagram: https://www.instagram.com/doku.rks/?hl=en