Festivali Ndërkombëtari i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, DokuFest ka bërë thirrje për aplikimin e programit dhe trajnimit për prodhimin e dokumentarëve.
Kështu ka bërë të ditur organizatoret e këtij festivali me ç’rast kanë theksuar se ky projekt ka për qëllim të diskutojnë për temën e shtetësisë në Evropë.
“Projekti ‘Rec’on the future!’ ka për qëllim të ofrojë hapësirë për të rinjtë të diskutojnë për temën e shtetësisë në Evropë. Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të ndahen në grupe dhe ftohen në Prizren për të konceptuar, xhiruar dhe edituar filmat e tyre nën drejtimin e tutorëve. Dy dokumentarë me temën e identitetit, kulturës dhe shtetësisë do të prodhohen”, thuhet në thirrjen.
Personat të cilët duan të marrin pjesë duhet të jenë nga mosha 18 – 25 vjeç, dhe nga Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Bosnje dhe Hercegovina, Serbia, Maqedonia, Rumania, Greqia, Kroacia, Italia, Spanja dhe Franca./Insajderi.com