
Gazeta Insajderi ka raportuar edhe më parë për transaksionet që shteti i konsideron të dyshimta mes avokatit tashmë në paraburgim, Venhar Hana, biznesmenit Ditmir Islami dhe një kosovareje me shtetësi serbe, Sllavica Mikiq. Insajderi sjell të plotë dokumentin e këtyre transaksioneve:
Visar Duriqi
Avokati Venhar Hana e biznesmeni Ditmir Islami në mes të qershorit 2024 ranë në pranga. Prokuroria në Prishtinë ka krijuar një dosje të madhe për ta, dhe jo vetëm për ta, nën dyshimin se përfituan me dokumente të falsifikuara një pronë që dyshohet se ishte publike, por po shitje si private- ne krye të operacionit Hana, dikur edhe avokat i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS).
Hetimi për të nuk është as i ri, e nga dokumentet që ka parë Insajderi, as i përmbyllur me kaq.
Derisa Njësiti i Veçantë i Hetimeve që kryesisht punon për Prokurorinë Speciale (PSRK), në rastin hetimor me emrin “Byroja” kishte deponuar një raport prej 10 faqesh me transaksionet e treshes Hana, Islami dhe Sllavica MIkiq që dyshohet se me një vendim gjyqi të falsifikuar u bë pronare e 3 hektrashit në Veternik, që llogaritet se vlen mbi 12 milionë euro.
Gazeta Insajderi edhe më parë kishte raportuar për ekzistencën e këtij raporti, dhe kishte publikuar detaje nga i njëjti që në fillim u deponua në PSRK, por tash është edhe pjesë e dosjes së Prokurorisë Themelore- Prishtinë.
Pas këtyre raportimeve, avokati Hana kishte dërguar reagime e raste në Këshillin e Mediave të Shkruar, siç kishte bërë edhe Prokurori Special, Dren Paca, e raste këto që u rrëzuan nga KMSHK-ja.
Pas arrestimit të avokatit Hana, biznesmenit Islami dhe përmendjes në dosje të Sllavica Mikiq, Insajderi e boton të plotë dokumentin e deponuar nga Policia në Prokurori që në dhjetor të vitit 2023.
Dokumenti në fjalë në thelb është përpiluar me të dhëna nga Njësiti i Inteligjencës Financiare, mekanizëm brenda Ministrisë së Financave, e që përshkruan lëvizjet financiare e me prona të avokatit Venhar Hana, që për një kohë ka qenë Shef i Zyrës Ligjore në Shoqatën e Sigurimeve e më vonë ka marrë pagesa edhe për përfaqësim të BKS-së me biznesin e tij.
Në raportin në fjalë, të përshkruar nga hetuesia e Policisë së Kosovës, thuhet se mënyra se si e njëjta pronë u transferua disa herë është e dyshimtë, dhe në një rast serbja pronare e tokës konsiderohet e paligjshme.
Në shtator të vitit 2024, kur Insajderi botoi pjesë nga ky raporto Hana pati një version tjetër, derisa nuk pati komentuar shoqërimin më Prokurorin Special, Dren Paca, por për Insajderin e kishte komentuar ky i fundit.
Raporti i plotë: