Dokument | ATK u dënua për përpunim të kundërligjshëm të të dhënave personale, ndërmerr masa - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dokument | ATK u dënua për përpunim të kundërligjshëm të të dhënave personale, ndërmerr masa

    Insajderi
    10 February 2022 - 18:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Si një ndër kontrolluesit më të mëdhenj të të dhënave personale në Kosovë, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) brenda afatit të përkactuar ka zbatuar vendimin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP).

    Kështu thuhet në një njoftim të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, e cila njofton se me vendimin të datë 24.01.2022, ka shqiptuar gjobë kundërvjtëse ndaj Administratën Tatimor të Kosovës për përpunim të kundërligjshëm të të dhënave personale.

    “Administrata Tatimor e Kosovës ka ndërmarrë masa të menjëhershme në zbatim të vendimit të AIP-së, duke dëshmuar në këtë rast, gatishmërinë e tyre për respektim të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ligji Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka paraparë, që çdo kontrollues, përpunues i të dhënave personale, përpunimin e të dhënave të bëjë në mënyrë të ligjshme në të kundërtën Agjencia për Informim dhe Privatësi , në bazë të kompetencave ligjore është e detyruar të ndërmarrë veprimet dhe masat e duhura deri tek shqiptimi gjobave për mos respektim të dispozitave të parapara në ligj”, thuhet në njoftimin e AIP-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark