DOKUMENT| Kosova importon rrymë më së shumti nga Serbia dhe Republika Srpska - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    DOKUMENT| Kosova importon rrymë më së shumti nga Serbia dhe Republika Srpska

    Insajderi
    22 April 2022 - 23:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova gjatë vitit 2021, kur është përballur rëndë me krizën energjetike, ka importuar energji elektrike 1,570,331 MWh. Sipas raportit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike, importi i KECSO-s ka qenë 668,873 MWh.

    Importi total i energjisë elektrike në Kosovë gjatë vitit 2021 ka arritur shifrën prej 1,570,331 MWh.

    Sipas raportit të ZRrE-së, KESCO ka importuar energji elektrike për 668,873 MWh, ndërkaq Ferronikeli rreth 429,250 MWh. Importi i Sharrit gjatë vitit 2021 ishte 69,300 MWh, ndërsa i Trepçës 21,400 MWh. Kosova gjatë këtij viti ka importuar energji elektrike edhe për humbjet në transmetim me rreth 54,600 MWh.

    Në këtë raport ka vërejtur se Kosova në vitin 2021 kishte importuar 326,918 MWh vetëm për serbët e veriut.

    Lidhur me këtë çështje, ishte raportuar gjatë muajit të kaluar, ku humbjet e shkaktuara në veri të Kosovës në vitin 2021 ishin 41 milionë euro, nga të cilat vetëm 33 milionë euro u mbuluan nga buxheti i KOSTT-it.

    Mdaje edhe e u.d. Kryeshefit Ekzekutiv, Kadri Kadriu, në një kërkesë drejtuar kryeministrit Albin Kurti, ku të përfshirë ishin edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ish-përfaqësuesi i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali.

    Ky i fundit përmes kësaj kërkese tregonte se KOSTT konfirmon se që nga gjysma e dytë e vitit 2021, gjendja financiare kishte filluar të rëndohet dhe tanimë ka arritur në pikën ku detyrimet financiare janë dukshëm më të mëdha.

    Sa i përket importit të energjisë elektrike, e cila importohet në bursë, ajo që dihet është se rreth 60 për qind në Kosovë vjen nga Serbia dhe Republika Srpska, ndërsa rreth 20 për qind nga Shqipëria dhe rreth 20 për qind tjera nga Bullgaria.

    Demokracia.com nga burime brenda Qeverisë së Kosovës ka mësuar se ekzekutivi i drejtuar nga Albin Kurti është duke përgatitur strategjinë e re, sipas të cilës deri në vitin 2023 kostoja e importit mund të shkojë deri 700 milionë euro, që është një shumë tepër e lartë.

    Deri në vitin 2040, sipas strategjisë së re që ende nuk është publike, importi do të variojë nga 35-40 për qind dhe sipas të gjitha skenarëve, vendi do të jetë totalisht i varur vetëm nga importi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark