×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dokument | Kunatit të Ministres Albulena Haxhiu i jepet privilegji të punojë derisa po vuan dënimin në burg, nga ShKK flasin për Insajderin

    Insajderi
    04 December 2022 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hazir Krasniqit, kunatit të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, po i mundësohet të punojë derisa po e vuan dënimin me burg në Smrekonicë. Për Gazetën Insajderi kanë folur nga ShKK. Kurse, e kontaktuar nga Insajderi, ministrja Haxhiu nuk ka pranuar ta komentojë lidhur me këtë.

    Vëllai i Alban Krasniqit, përkatësisht kunati i Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, Hazir Krasniqi është transferuar nga burgu i Prishtinës për në atë të Smrekonicës. Atje i është dhënë leja të punojë jashtë. burgut.

    Leja për punë jashtë institucionit e Hazir Krasniqit

    Sipas burimeve të Insajderit, Krasniqi, i cili është i dënuar me 4 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje”, del herët në mëngjes nga burgu dhe nuk kthehet deri në mbrëmje shumë vonë.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar me zyrtarin për Informim të ShKK, Florent Gashi.

    Sipas tij, i burgosuri Hazir Krasniqi është njëri nga të dënuarit më të disiplinuar dhe me të sjellshëm në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës.

    H.K është njëri nga të dënuarit më të disiplinuar dhe me të sjellshëm në Qendren Korrektuese  të Smrekonicës, si dhe është shfrytëzues i shumëfisht i benificionit vikend në shtëpi” – ka thënë Gashi për Insajderin.

    Ai siguron se asnjë i burgosur pavarësisht se kush është nuk mund të kalojë pa iu nënshtruar procedurave të vlerësimit.

    Ju sigurojmë se asnjë i burgosur, pavarësisht se kush është nuk mund të kaloj pa iu nënshtruar procedurave të vlerësimit dhe kritereve të cilat SHKK i aplikon për të gjithë të burgosurit pa dallim. I njëjti është transferuar nga QP.Prishtinë me datë 13.12.2021 ne QK.Smrekonice. I dënuari H K ka filluar punën jashtë institucionit me datë 28.07.2022 bazuar në UA të vitit 2019 për punë jashtë Institucionit bazuar në rregullat dhe kriteret e përcaktuara sipas ligjit në fuqi” – shtoi ai.

    Insajderi ka kontaktuar edhe me drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sami Gashi, i cili tha se Krasniqi i ka plotësuar të gjitha kushtet për kalim nga burgu i Prishtinës në atë të Smrekonicës.

    “Po, i ka plotësu të gjitha procedurat dhe kriteret” – tha ai.

    Ndryshe, muaj më parë, Gazeta Insajderi ka raportuar ekskluzivisht për bashkëpunimin e Ministres Albulena Haxhiu me kompaninë “Hajdini Comerc” që u kap duke futur drogë në burg.

    Një sasi e konsiderueshme pilulash të dyshuara si ekstazi dhe një sasi mariuhane janë kapur, pak para se të futeshin në burgun e Dubravës, në kamionin e firmës “Hajdini Comerc” pronë e biznesmenit Musaj Leku.

    Kompania “Hajdini Comerc” e Musaj Leku në vitin 2018 u angazhua nga Shërbimi Korrektues i Kosovës në tenderin “Furnizim me mallra ushqimore për te burgosur – kantinë”. Kjo kontratë, ishte planifikuar që të ishte mbi 1.8 milionë euro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark