×
Analiza

DOKUMENT – Ministri Armend Mehaj e kabineti i tij, shpenzojnë rreth 18 mijë euro për dreka e darka zyrtare

Insajderi
23 September 2022 - 09:59
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Armend Mehaj, ministri që erdhi nga diaspora për të drejtuar dikasterin e Mbrojtjes në Kosovës, për një vit e gjysmë del se bashkë me kabinetin e tij kanë shpenzuar rreth 18 mijë euro të taksapaguesve kosovarë vetëm për dreka e darka zyrtare. Gazeta Insajderi, sjell listen edhe të shpenzimeve tjera të kësaj ministrie

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, ka shënuar rekord në shpenzimet për dreka e darka zyrtare – në total del se harxhuan 18 mijë euro.

Gazeta Insajderi, i ka siguruar faturat e shpenzimeve pas kërkesës për qasje në dokumentet publike. Sipas tyre del se ministri Armed Mehaj dhe kabineti i tij, vetëm gjatë vitit të kaluar kanë shpenzuar për dreka e darka zyrtare shumën prej 10 mijë e 242 eurove. Nga të cilat gati 3 mijë euro vetëm në muajin mars, pra në fillim të mandatit si ministër.

Kurse gjatë këtij viti nga janari deri në gusht, ministri me kabinetin kanë shpenzuar 7 mijë e 700 euro për dreka e darka zyrtare. Prej të cilave 4 mijë e 200 euro vetëm në muajin mars, e gati 2 mijë euro në muajin shkurt.

Por sipas listës nuk ka pasur shpenzime në këtë kategori në muajt janar, maj, e korrik, shkruan Gazeta Insajderi.

Nuk janë  vetëm shpenzimet për dreka e darka, ministri me kabinetin e tij kanë harxhuar edhe 1 mijë e 158 euro në byfen e ministrisë, nga të cilat vetëm Mehaj 661 euro e zëvendësi i tij, Shemsi Syla 226 euro.

Kjo ministri nuk ka treguar për shpenzimet për meditje e akomodim në udhëtimet zyrtare, por ka ofruar shpezimet e ministri dhe dy zv/ministrave për përdorimin e telefonit. Nga kjo del se gjatë këtij viti kanë harxhuar për telefon 1 mijë e 400 euro, prej të cilave 600 euro vetëm ministri.

Vitin e kaluar ministria e mbrojtjes në kategorine e shpenzimeve për derivate del se ka shpenzuar 11 mije e 900 euro. Prej të cilave sipas faturave vetëm ministri Mehaj ka harxhuar 6 mijë e 100 euro.

Ndërsa gjatë këtij viti, shumën prej 9 mijë e 600 euro, nga të cilat Mehaj ka harxhuar 3 mijë 340 euro. /Gazeta Insajderi

Rreth shpenzimeve të parasë publike lexo edhe:

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark