Dokument/ Për çka kishte masë disiplinore militanti i VV-së që pritet të bëhet drejtor i Qendrës Studentore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Dokument/ Për çka kishte masë disiplinore militanti i VV-së që pritet të bëhet drejtor i Qendrës Studentore

    Insajderi
    17 December 2024 - 14:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ekrem Rudari është rrugës për të marrë pozitën “Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës së Studentëve”. Rudari njihet për afërsinë me partinë në pushtet. Ai përveç kësaj kishte masë disiplinore. Gazeta Insajderi ka siguruar dokumentin me detajet nga shkeljet që kishte kryer ai.

    Gazeta Insajderi

    Konkursi për “Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës së Studentëve” që nga hapja, flitej se është kurdisur për Ekrem Rudarin.

    Ndërsa duket se më nuk ka se çfarë ta pengoj që ai ta marrë këtë pozitë.

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka shpallur rezultatet përfundimtare të kandidatëve për pozitën e drejtorit të Qendrës së Studentës.

    I pari në listë doli Ekrem Rudari me 86 pikë.

    Pas tij vijnë Bujar Asllani, Ileana Hoxha e Faton Bajgora.

    Personi që së shpejti do jetë në krye të QS-së, ka një masë disiplinore.

    Çfarë thuhet në vendimin për masë disiplinore ndaj tij?

    Rudarit si udhëheqës i Sektorit për Rini dhe Sport, i ishte shqiptuar një masë e rëndë disiplinore.

    Atij i ishte ndaluar 40% e pagës mujore për periudhën kohore prej pesë (5) muajve.

    Zyrtarit Ekrem Rudari, Udhëheqës i Sektorit për Rini dhe Sport në Drejtoratin për Strehim në Qendrën e Studentëve, i shqiptohet Masë Disiplinore sipas nenit 47 paragrafi 1, nënparagrafi 1.2, të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtarët Publik të Republikës së Kosovës, ndalesë prej 40% të pagës mujore për periudhën kohore prej pesë (5) muajve“, kishte vendosur Komisioni Disiplinor.

    Rudari, kishte deklaruar se drejtori në atë kohë, Fatmir Sfishta, kishte ndërhyrë ne tenderë.

    Pretendimi tij vinte pa asnjë fakt, vetëm sepse nuk ishte angazhuar në hartimin e specifikave të tenderit për ventilimin dhe klimatizimin e sallës “1 Tetori”.

    Zyrtari Ekrem Rudari, gjatë intervistimit në Komisionin Disiplinor ka deklaruar se ai kishte dyshimet e tija për kinse veprimet e Drejtorit të Përgjithshëm dhe zyrtarëve tjerë drejtuesve të Qendrës së Studentëve, në ndërhyrje dhe përcaktimin e fituesve të tenderëve të Qendrës së Studentëve dhe jo se kishte ndonjë fakt apo të dhënë që argumenton pohimin e tij, duke u arsyetuar se ai këtë dyshim e kishte krijuar nga momenti i anashkalimit të tij në përgatitjen dhe hartimin e specifikave të tenderit për ventilimin dhe klimatizimin e sallës “1 Tetori“, theksohet aty.

    Ndërsa, ish drejtori Fatmir Sfishta, kishte thënë se Rudari nuk ishte angazhuar sepse nuk ka përgatitje profesionale.

    Komisioni Disiplinor, gjatë zhvillimit të procedurës disiplinore përpos dëgjimit të palëve në procedurë ka analizuar edhe raportin e Auditorit të Brendshëm të MASHTI-it.

    Në vendimin e lëshuar me 21 shkurt 2023, Komisioni Disiplinor kishte vendosur se Rudari kishte shkelur kodin e Mirësjelljes në Shërbimin Civil.

    Rudari kishte cenuar dëmtimin e reputacionit të institucionit të Qendrës së Studentëve.

    Komisioni Disiplinor pas dëgjimit të zyrtarit Ekrem Rudari si i dyshuar për shkelje të supozuar disiplinore, dëgjimit të paraqitësit të shkeljes së supozuar disiplinore, Drejtorit të Përgjithshëm, Fatmir Sfishta, dëgjimit të dëshmitarëve, Burim Zhitia dhe Skender Lepaja, shqyrtimit të raportit të Auditorit të Brendshëm dhe raportit për mbylljen e hetimeve ndaj drejtorit Fatmir Sfishta nga Prokuroria e shtetit, ka konstatuar se zyrtari Ekrem Rudari, Udhëheqës i Sektorit për Rini dhe Sport në Drejtoratin për Strehim në Qendrën e Studentëve ka bërë shkelje të rëndë disiplinore sipas nenit 46, pika 3.6 dhe 3.8, të Ligjit për Zyrtarët Publik të Republikës së Kosovës, duke shkelur rëndë Rregulloren (QRK)-Nr.04/2015 Për Kodin e Mirësjelljes në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, e që ka rezultuar në cenimin e dinjitetit dhe personalitetit të Drejtorit të Përgjithshëm dhe dëmtimin e reputacionit të institucionit të Qendrës së Studentëve“, thuhet në vendim.

    Kujtojmë se Ekrem Rudari është parë si njeri i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje. Në profilin e tij në Facebook, ai ka një mori fotografish me kryeministrin Kurti.

    Po ashtu, edhe vëllai i tij, Patriot Rudari ka qenë asamblist i Vetëvendosjes në Podujevë./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark