×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Dokumentari i dënuar

    Insajderi
    03 June 2016 - 22:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Shqipëria turistike” është një dokumentar, që na takonte me Perëndimin në fillim të viteve ’70. Studentë të përzgjedhur të asaj kohe përshkojnë vendin në një udhëtim turistik nga Veriu në Jug.

    Bëhet fjalë për një ndër të paktët dokumentarë me ngjyra në atë kohë, një punë e mirë nga ana e imazhit e bërë nga regjisori Mark Topallaj, si dhe operatori Pëllumb Kallfa. Por, ky dokumentar u censurua, për të qëndruar gjatë pa u shfaqur. Një tjetër dokumentarist i ka parë me interes arsyet, pse ky dokumentar u sakrifikua.

    “U censurua në vazhdën e kundërshfaqjeve të huaja, apo shfaqjeve liberale siç quheshin në atë kohë. Që nga ai moment e më pas, jeta artistike në Shqipëri ka pasur një dëm shumë të madh”, thotë regjisori Fabian Kati.

    Performanca e të rinjve pjesëmarrës në dokumentar ishte më e përparuar se ç’duhej për kohën.

    “Kishte një tekst, i cili nuk kishte formulim ideologjik. Kishte një grup të rinjsh, le të themi të veshur në një mënyrë perëndimore”, thotë më tej Fabian Kati.

    Regjisori Kati ka bërë një dokumentar kushtuar fatit të protagonistëve të filmit.

    “Të gjithë personazhet e dokumentarit tim e shohin për herë të parë filmin e tyre, shohin veten e tyre në moshën 18-vjeçare dhe fillon një proces reflektimi”, thotë Fabian Kati.

    Ky film do të projektohet në sesionin “Retrospektivë” të “DocuTiff” më 7 qershor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark