
Një dokumentar që sjell në dritë të vërtetën dhe dhimbjen e Kosovës gjatë luftës, përmes rrëfimit të të mbijetuares së dhunës seksuale Vasfije Krasniqi Goodman, është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Motivues” nga një juri e shquar japoneze.
I prodhuar këtë vit nga transmetuesi publik japonez NHK, projekti u përzgjodh mes mbi 200 konkurrentëve në garë, duke marrë vlerësime të larta për mënyrën se si trajton një temë të ndjeshme me ndershmëri dhe guxim.
Vasfije Krasniqi, e para grua që ka folur publikisht në Kosovë për dhunën seksuale të përjetuar gjatë luftës, e cilësoi çmimin jo vetëm si një arritje personale, por si një dëshmi se historia dhe qëndresa e Kosovës mund të prekin zemrat e njerëzve edhe në anën tjetër të botës.
Ky është postimi i saj i plotë
Ky çmim nuk është thjesht një trofe – është dëshmi se e vërteta e Kosovës, dhimbja dhe qëndresa jonë, mund të prekin ndërgjegjen ndërkombëtare kur tregohen me sinqeritet e guxim.
Për mua është nder që përvoja dhe fjala ime u bënë pjesë e këtij rrëfimi që sot inkurajon edhe të tjerët të flasin. Ky çmim i dedikohet çdo zëri të heshtur, çdo plage që ende s’është shëruar.
Jam thellësisht mirënjohës për përkrahjen tuaj të palodhshme ndër vite. Faleminderit që nuk më keni lënë kurrë vetëm në këtë rrugëtim.
Të mos harrojmë: e vërteta ka fuqi.
Faleminderit.