Visar Duriqi & Vranina Kelmendi
Mitrovica e Veriut, që nga paslufta ka qenë e kontrolluar, herë brutalisht e herë në forma më të lehta nga Beogradi zyrtar. Prishtina në anën tjetër ka kontroll juridik, por jo kontroll faktik të tërësishëm.
Kanë kaluar mbi një vit nga premtimi i presidentit serb Aleksandër Vuçiq se nuk do t’ia lë Veriun Kosovës. Ai tashmë ka deklaruar për mediat serbe se do të ndërtojë një rrugë Mitrovicë- Jarinje, e financuar direkt nga shteti serb.
“Sa i përket rrugës Jarinje-“Mitrovicë e Kosovës”, mendoj se duhet të jetë një pasqyrë se si duhet të duket, e jo të na vjen turp për shkak të numrit të gropave të cilat i kemi atje dhe problemeve të cilat mund t’ju shkaktohen veturave. Kjo është pjesë e madhe rrugore dhe pjesë e rëndësishme e cila duhet të lidhë Mitrovicën Veriore me pjesën më të madhe të serbëve të “Kosovës dhe Metohisë”, të gjithë serbët e “Metohisë” (Dukagjinit), dhe serbët e Kosovës, së paku, të them kështu, na Prilluzhja, Plemetini, Babinmosti, pra nga gjithë ajo pjesë në mes të Mitrovicës, nëpër Vushtrri e Obiliq, deri në Prishtinë. Gjatë verës, llogaritni kah fundi i gushtit do të fillojmë edhe me Mitrovicën edhe me Graçanicën”, ka deklaruar Vuçiq.
InDoks, në emisioni e publikuar të shtunën, “Autostrada e Vuçiqit”, ka publikuar plan projektin në bazë të cilit Vuçiqi, premtoj që do ta ndërtojë këtë rrugë.
Kjo rrugë, Jarinjë- Mitrovicë, po del të jetë projekt i Vuçiqit për Kosovën që nga vitit që nga viti 2018.
Ky projekt është bërë me kërkesë të Qeverisë së Kosovës, ku deri tek dora e Aleksandar Vuçiqit ka arritur përmes njerëzve të Listës Serbe.
E për këtë gjë nuk ka folur qeveria aktuale e drejtuar nga Albin Kurti.
InDoks ka tentuar të flasë me personat përgjegjës në Kabinetin e Kryeministrit Kurti, por edhe persona përgjegjës në Ministrinë e Infrastrukturës, por të dyja këto institucione kanë refuzuar që të flasin para kamerës.
“Rruga Jarinjë-Mitrovicë është rrugë rajonale në Republikën e Kosovës. Përkujdesja ndaj saj është përgjegjësi e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Sikurse edhe të gjitha rrugët tjera rajonale brenda territorit të Republikës së Kosovës. Ne tashmë jemi në proces të vlerësimit të gjendjes aktuale dhe nevojës potenciale për investime në atë rrugë. Deklarimet e tilla nga Qeveria e Serbisë janë të pamatura, dhe çdo veprim i eventual në këtë drejtim është papranueshëm për Republikën e Kosovës”.
Ky është komenti i vetëm që Qeveria Kurti ka dhënë për një nismë të Serbisë, për të cilën Presidenti Vuçiq ka dhënë edhe afate se kur ajo do të fillojë.
Ani pse në vitin 2018 ishte AAK-ja në pushtet, sa i përket kësaj autostrade, ata janë deklaruar se Kosova nuk kishte projekt të tillë.
“Të gjitha autostradat janë bërë në marrëveshje me Komisionin Evropian dhe Ministrisë së Infrastrukturës, që do të thotë se asnjëherë në asnjë dokument nuk ka pas ndonjë projekt-ide të ndërtohet autostradë në drejtim të Mitrovicës Veriore (në drejtim të Jarinjes) sepse nuk ka korridore në atë pjesë. Të gjitha autostradat janë projektuar në drejtim të korridoreve pan-evropiane. Në drejtim të Merdares, që i është bërë vetëm fizibiliteti dhe i cili është në përputhje të plotë me Komisionin Evropian, dhe në drejtim të Vërmicës dhe të Maqedonisë. Kosova nuk ka pas asnjëherë projekt për ndërtim të autostradës në drejtim të Jarinjes”, thuhet në përgjigjen e partisë AAK.
Milazim Gashi, si ish-zvministër në Ministrinë e Kthimit dhe Komuniteteve, ka demantuar një gjë të tillë, ai madje ka treguar se në hartimin e planit strategjik kishin marrë pjesë, Qeveria e Kosovës, kryetarët e komunave me shumicë serbe dhe ish- nënkryetari i Listës Serbë MilanRadojeqiq, që ishte i dyshuar për vrasjen e OliverIvanoviq.
“Njëkohësisht, bashkë me nënkryetari i Listës Serbe, MilanRadojeqiq e kemi hartu planin strategjik dhe me kryetarët e komunave në Veri. Kjo ka ndodhur në një konferencë që është organizuar nga OKB, ku është prit që Qeveria atëkohë ta bëjë një hap ma ndryshe sa i përket shtyrjes së Autostradës në Veri. Kjo autostradë ka pasur mbështetja e Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Gashi.
Rruga nis që nga Jarinje ku janë edhe pikat kufitare të Kosovës me Serbinë, duke kaluar nëpër komunat e pjesës veriore, kryesisht të banuara me serbë, dhe kalon tek pjesa që administrativisht është emëruar si Komuna e Mitrovicës së Veriut. Nuk dalët aty. Ajo pritet që të kaloi edhe në komunën e Mitrovicës së Jugut, ku pastaj lidhet me projekte të tjera që tashmë janë ndërtuar ose në ndërtim e sipër nga autoritet kosovare. Teknikisht është emëruar si Rruga 6.1.
Ish-Zëvendësministri i Komuniteteve dhe Kthimit, MilazimGashi, që ishte direkt i përfshirë në projektin e Autostradës së Veriut ka treguar për InDoks se e kujt ishte ideja për ndërtimin e “Autostradës së Veriut”.
“ Iniciativa ka ndodhur në vitin 2018, pikërisht nga unë në koordinim me Qeverinë e Kosovë, me ka ardhur çudi se si Presidenti Vuçiq tashmë e ka të njëjtin projekt, po e ka nga ish-ministri DaliborJevtiq, që në atë kohë ka qenë ministër”, ka thënë Gashi.
Lideri i ekipit që bëri matjet e projektimin e planit ideor, SabahidinVeseli, ka thënë se ideja ishte e Kosovës
“Porositë janë nga Qeveria e Kosovës dhe kjo incitive ka qenë ndoshta në pranverën e vitit 2018, dhe hapat konkret janë marrë në atë periudhë. Faza e projektit ka zgjat 4-5 muaj”, ka thënë Veseli./ InDoks, Insajderi.