Dolën kundër lidhjes me Jozin, flasin prindërit e Loredanës: Do ia hapim sytë – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Dolën kundër lidhjes me Jozin, flasin prindërit e Loredanës: Do ia hapim sytë

    Insajderi
    26 January 2025 - 14:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prindërit e Loredanës kanë dhënë mendimin e tyre mbi lidhjen e vajzës me Jozin, lidhje të cilën mesa duket janë kundër. Babai dhe nëna e banores së “BBVA” mendojnë se Jozi nuk është i duhuri për vajzën e tyre.

    Deklaratat e prindërve:

    Babai: Është në errësirë, nuk është në pozicionin e saj në Big Brother, ajo duhet ta paraqiste më të pastër figurën e saj. Ai nuk është i duhuri për Loredanën, e ardhmja e saj nuk është…

    Nëna: Nuk na pëlqen me atë që po shikojme. Një mashkull në radhë të parë duhet të respektojë femrën, pastaj vjen dashuria dhe të gjitha të tjerat

    Babai: Një mashkull duhet të jetë më xhentil, më i qetë, më i matur

    Nëna: Loredana po e shikon këtë karakter të Jozit qe nuk i pëlqen

    Babai: Një herë afrohet një herë largohet. Ajo ka ndjenja më pak. Më tepër një përdorim.

    Nëna: Ne do i hapim sytë, më pas ajo vendos

    Babai: Kur pashë Jozin dhe Loredanën qe po putheshin mu errësua vendi sepse nuk me pëlqen diçka e tillë, në televizion që të shoh vajzën time në ato kushte

    Nëna: Ishte pa emocion.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark