“Dolën nga banesa, hypën në një veturë", prindërit në Fushë Kosovë raportojnë të zhdukura vajzat e tyre të mitura - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Dolën nga banesa, hypën në një veturë”, prindërit në Fushë Kosovë raportojnë të zhdukura vajzat e tyre të mitura

    Insajderi
    10 July 2025 - 08:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy vajza të mitura janë raportuar të zhdukura në Fushë Kosovë.

    Rastin në polici e kanë raportuar prindërit e tyre. Sipas deklaratës së tyre në polici, vajzat e tyre të mitura, kanë dalë nga banesat e tyre dhe së bashku dyshohet se kanë hipur në një veturë me targa vendore dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

    Rasti ka ndodhur më 4 korrik.

    Policia po zhvillon hetime.

    “Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 04.07.2025-19:56. Me datë 09.07.2025 dy ankues -prindër, kanë raportuar se, me datën e cekur vajzat e tyre të mitura, kanë dalë nga banesat e tyre dhe së bashku dyshohet se kanë hipur në një veturë me targa vendore dhe janë larguar në drejtim të panjohur, deri tani nuk dihet vendndodhja e tyre. Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark