Doli me flamurin e Kosovës në finale, G Bani reagon ashpër ndaj Gjestit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Doli me flamurin e Kosovës në finale, G Bani reagon ashpër ndaj Gjestit

    Insajderi
    06 May 2025 - 13:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas fitores së Gjestit në “Big Brother VIP Albania 4”, momenti i tij kur shpalosi vetëm flamurin e Kosovës në skenën e finales ka ndezur një valë reagimesh. Kjo ka shkaktuar polemika të mëdha, duke përfshirë edhe reagimin e reperit G-Bani, i cili nuk ka kursyer kritikat e tij.

    Në një postim të tij të fundit, G-Bani theksoi: “Më pengon flamuri i Kosovës në “Big Brother Albania” kur nuk shoqërohet nga flamuri i Shqipërisë”. Ky koment ka shkaktuar një valë kundërpërgjigjes nga ndjekësit e tij, të cilët e akuzuan për ndarje dhe mungesë respekti ndaj Kosovës.

    Megjithatë, reperi nuk është ndalur dhe me një mesazh të gjatë, ai sqaroi se do të vazhdojë të shprehë mendimet e tij pa frikë. “Në një realitet ku duhet të kesh frikë të thuash që një shqiptar duhet të ngrejë flamurin shqiptar në një shfaqje shqiptare… Unë kam mendimin tim dhe e di që asgjë nuk ndryshon nga mendimi i një njeriu. Secili mendon si dëshiron. Dhe, po, paguaj çmimin për mendimin tim,” ka shkruar G-Bani.

    Disa e mbështesin, disa të tjerë e kritikojnë, por një gjë është e sigurt: debati për flamujt dhe simbolet kombëtare vazhdon të ndezë pasionet në publik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark