Në Shqipëri nuk ka shumë prodhim të domateve qershi prandaj, ndryshe nga domatet tona, ato qershi mund t’i konservoni në çdo kohë, për t’i përdorur më vonë me pjatat e ngrohta të dimrit.
Nga Living, Fotografia Armand Habazaj
PËRBËRËSIT:
500g domate qershiza, 200ml uthull vere e bardhë, 1 lugë gjelle kripë, 1 lugë gjelle sheqer, 20 thelpinj hudhër, piper i zi kokërr,
1 degë rozmarinë.
Përgatitjta:
Domatet pastrohen dhe futen në ujë të vluar për 30 sekonda. Nxirren dhe pasi iu qërohet lëkura, hidhen në tenxheren ku kemi vëmë të ziejë uthulla. I lëmë 2 minuta, i nxjerrim, i kullojmë dhe i fusim në kavanoz. Në po të njëjtën tenxhere fusim për 1 minutë edhe thelpinjtë e hudhrës. I kullojmë edhe ato dhe i vendosim nëpër kavanoza. Uthullën e ziejmë edhe njëherë dhe ashtu të nxehtë, e hedhim sipër domateve. Mbyllim kavanozat dhe i ruajmë në një vend të errët e të thatë.